Holandë, burrat kapen për dore kundër homofobisë

06/04/2017 00:00

Shumë burra në Holandë kanë zgjedhur t’i bashkohen një fushate kundër homofobisë, duke dalë nëpër rrugë të kapur për dore.

Trendi mori udhë nga sulmi i dy homoseksualëve në një vend publik të dielën. Pamje dhe foto të meshkujve që kapen nga dora me njëri-tjetrin po shpërndahen nëpër rrjetet sociale me hashtagun “të gjithë meshkujt dorë për dore”. Nismës i janë bashkuar politikanë, persona të famshëm, futbollistë e punonjës të thjeshtë, si në Holandë, ashtu edhe jashtë saj.

Moderatori danez Mikael Bertelsen ishte njëri prej emrave më të fundit që u bë pjesë e fushatës në Instagram. 35-vjeçari Jasper Vernes-Seëratan dhe Ronnie Seëratan-Vernes, 31, u sulmuan mëngjesin e së dielës në një rrugë të Arnhemit. Rasti i tyre u pasqyrua gjerësisht në media e u trajtua edhe në “talk show”-n holandez “Pauw” në fillim të javës.

Arsyeja që nxiti agresionin ishte pikërisht fakti që Jasper dhe Ronie po ecnin të kapur për dore. Sulme ndaj çifteve gay me sfond të qartë orientimin e tyre seksual, janë raportuar gjatë fundjavës edhe në Amsterdam e Eindhoven.

Top Channel