Futboll i femrave, Shqipëria mposht Kosovën

06/04/2017 00:00

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit të Femrave e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj në turin paraeliminator të Botërorit të vitit 2019.

Në Elbasan Arena skuadra e drejtuar nga Armir Grima mundi përfaqësuesen e Kosovës në një ndeshje vërtet dramatike me rezultatin 3-2.

Gjithcka nisi mjaft mirë për vajzat kuqezi që  kaluan në avantazh në minutën e 17 me Bajraktarin. Por Kosova u kundërpërgjigj me Rexhën që barazoi 1-1.

Në pjesën e dytë ishte sërish Rexha që shënoi për Kosovën duke i dhënë avantazhin kësaj skuadre 2-1. Kombëtarja shqiptare e ktheu fatin e sfidës në favorin e saj në 15 minutat e fundit. Velaj barazoi shifrat në 2-2, ndërsa Musa me autogolin e saj i dha fitoren 3-2 Shqipërisë.

Top Channel