Conte largon Interin

06/04/2017 00:00

Antonio Conte largon Interin. Trajneri italian i Chelsea foli në lidhje me të ardhmen e tij pas përfundimit të supersfidës me Manchester City, të fituar me rezultatin 2-1.

“Në këtë moment po luftojmë me të gjitha forcat për të arritur diçka që nuk e prisnim, më pas do të nisim punën për të ndërtuar një skuadër të re për sezonin e ardhshëm”, ishte deklarata e Antonio Contes.
 
Kjo do të thotë se tashmë Interit e drejtuesve të Suning u duhet të vijojnë kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e Piolit, i cili vazhdon të mos i bindë. Emrat kanë qenë të shumtë në listën e dëshirave të klubit zikaltër dhe Simeone është një prej kandidaturave. Argjentinasi ka premtuar qëndrimin te Atletico Madrid, por mund të tundohet nga projekti i Interit e mund të mos e refuzojë ofertën e Zanettit.

Por, jo vetëm kaq. Së fundmi, në ambientet e klubit milanez janë përmendur edhe emrat e Sampaolit e Spalletit, që do të thotë se mbi Piolin do të shtohet presioni dhe nëse ai dëshiron që të qëndrojë te klubi zikaltër, duhet të mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Top Channel