Renditja e FIFA-s, “Kuqezinjtë” – 12 pozicione

06/04/2017 00:00

Humbja në eliminatoret e Botërorit 2018 me Italinë dhe ajo në miqësoren me Bosnjen kanë ndikuar ndjeshëm në klasifikimin mujor të FIFA të kombëtares shqiptare.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi këtë radhë e shohin veten 12 shkallë më poshtë në renditje në krahasim në muajin e kaluar, pikërisht në vendin e 66 me 533 pikë.

Përsa u përket skuadrave të tjera që janë në grupin tonë kualifikues, Spanja është në vendin e 10, ndërkohë që Italia është ngjitur në vendin e 12.

Ka humbur pozicione edhe Izraeli që është i 63, ndërsa Maqedonia ka kapercyer 33 shkallë për t’u ngjitur në vendin e 133.

Renditja e FIFA ka pësuar ndryshime edhe në krye të saj. Tani është Brazili ai që ndodhet në vendin e parë me 1661 pikë, duke zbritur në te dytin rivalët e Argjentinës.

Gjermania dhe Kili edhe këtë radhë janë në vendin e 3 dhe të 4 të ndjekur nga Kolumbia, Franca, Belgjika dhe Portugalia.

Top Channel