Të fitosh lotarinë…për herë të tretë

06/04/2017 00:00

Një çift nga Alberta në Kanada ka fituar 8.2 milionë dollarë kanadezë, pasi kanë fituar lotarinë tre herë.

Barbara dhge Douglas Fink nga Edmonton kanë fituar dy herë më parë, një herë në 1989 kur Douglas ndau çmimin 128 mijë dollarë kanadezë me katër miq të tij dhe herën e dytë në 2010, kur çifti fitoi 100 mijë dollarë kanadezë.

Xhekpoti i Western Canada Lottery në shkurt i bëri sërish fitues, pasi çifti kishte vendosur ekzaktësisht të 6 numrat.

“Ia dola prapë”, i thotë Barbara të shoqit kur zbuloi se ata kishin fituar të gjithë numrat.

“E dija që ne i kishim fituar numrat, por nuk e dija dhe sa fitues të tjerë kishte. I thashë Douglas më përpara se ishin plot 8 milionë dollarë”, thotë Barbara. Çifti do të shpenzojë mbi gjysmën e parave për familjen e tyre të madhe, vajzat e tyre dhe nipërit e mbesat.

“Barbara do një shtëpi të re, dhe tani do ta ketë”, ka thënë Douglas.

Top Channel