Chelsea mposht City-n, titulli më pranë

05/04/2017 00:00

Fitorja 2-1 kundër Manchester City ka shtuar një tjetër gur në murin e vështirë të titullit, që pretendon ekipi i Chelsea këtë sezon.

Blutë e Londrës arritën të mposhtin në “Stamford Bridge” një kundërshtar direkt si “Qytetarët”, të drejtuar nga Pep Guardiola, dhe kur kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi i Premiere League, vazhdojnë të ruajnë diferencën prej 7 pikësh më tepër se ndjekësi më i afërt, Tottenham.

Eden Hazard i dha epërsinë vendasve pas 10 minutash lojë, por Sergio Aguero arriti të barazonte në të 22-ën minutë.

Megjithatë, belgu do të bëhej sërish protagonist për ekipin e Contes, pasi në minutën e 35-të do të shënonte golin e fitores, pas topit të kthyer nga penalltia që portieri mik i kishte pritur pikërisht atij.

Në Premiere League arritën të fitojnë edhe Arsenali me rezultatin 3-0, ndaj Ëest Ham dhe Tottenham me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Sëansea.

Liverpool i Jurgen Klopp shfaqi sërish të njëjtën dobësi, atë të marrjes së maksimumit ndaj kundërshtarëve të vegjël. “The Reds” nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj modestëve të Bournemouth, por vazhdojnë të qendrojnë në vendin e tretë, me dy pikë më shumë se Manchester City.

Top Channel