Shkodër, pistë atletike në stadiumin “Loro Boriçi”

05/04/2017 00:00

Stadumi i Shkodrës “Loro Boriçi” do të ketë një pistë atletike të re. Qeveria ka miratuar një financim prej 75 milionë lekësh për realizimin e këtij investimi.

Propozimi ka qenë i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe paratë do të jepen nga buxheti i shtetit, më saktësisht nga fondi rezerve i Këshillit të Ministrave, ndërsa përfituese do të jetë Federa Shqiptare e Futbollit.

Në këtë stadium stërvitet atleti Izmir Smajlaj, i cili një muaj më parë në Beograd u shpall kampion Europe në garën e kërcimit së gjati. Ai arriti të realizojë një hedhje prej 8.08 metra.

Kampioni i Europës stëvitet në kushte të vështira dhe ky investimi do t’i vijë në ndihmë për të pasur një përgatitje më të mirë për garat ndërkombëtare.

Top Channel