SHBA, Trump largon strategun për sigurinë kombëtare

05/04/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka larguar këshilltarin e tij të hershëm Steve Bannon nga radhët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Caktimi i tij në janar kishte ngritur frikën se Këshilli për shërbimet e inteligjencës mund të politizohej.

Por një burim nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar për mediat amerikane se, lëvizja e Bannon nuk ishte një ulje në pozitë për të.

Burimi ka sqaruar se, zotit Bannon i ishte dhënë posti në NSC për të mbikëqyrur këshilltarin për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, që u shkarkua nga detyra në muajin shkurt.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është grupi kryesor që këshillon presidentin e Shteteve të Bashkuara mbi sigurinë kombëtare dhe çështjet e jashtme.

Kritikët e kanë etiketuar zotin Bannon si një ekstremist të djathtë, i akuzuar për ksenofobi si një nacionalist i bardhë.

Top Channel