Bie nga kati i tretë, mjeshtri i Kung Fu-së i shpëton jetën

05/04/2017 00:00

Një punonjës ndërtimi për pak sa nuk ka humbur jetën pasi skela ku ai po punonte u rrëzua, ndërsa ai ngeli varur në objekt.

Por fatmirësisht për të aty pranë po kalonte Wu Qiang, ish-kampion në Kung Fu, i cili e ka pritur me duart e tij, duke mos e lënë të përplaset me tokën, impakt nga i cili ai mund të humbte jetën.

Ngjarja, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë të një objekti privat, ka ndodhur më 29 mars në Taicang të Kinës.

Wu Qiang, është i njohur në Kinë jo vetëm për aftësitë e tij në artet marciale, por ai ka qenë edhe duplant në disa skena të filmave të aktorit të njohur Jet Li.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel