Spalletti, drejt lamtumirës. Roma kërkon zëvendësues

05/04/2017 00:00

E ardhmja e Luciano Spallettit është gjithnjë e më larg Romës. Eliminimi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë ishte vetëm treguesi i fundit i një lamutmire të paevitueshme të 58-vjeçarit nga pankina e verdhekuqve.

Në përfundim të sfidës me Lazion, të fituar 3-2, Spalletti preferoi të mos flasë për këtë çështje, por në klub tashmë kanë nisur lëvizjet për zëvendësuesin e tij.

Emrat e kandidatëve për të marrë drejtimin e Romës janë disa, ndërkohë në kryeqytetitn italian pritet ardhja e ish-drejtorit sportiv të Sevillas, Monchi. Së fundmi, në ambientet e verdhekuqve është përmendur jo pak herë Vincenzo Montella, një personalitet që njihet mirë, duke qenë se ai ka shënuar shumë gola me fanellën e Romës gjatë kohës kur ishte futbollist.

Por jo vetëm kaq. Në vitin 2011 Montella ka qenë edhe trajner i Romës për 3 muaj, duke pasuar Claudio Ranierin, për t’u zëvendësuar më pas nga Luis Enrique, për të cilin po mendohet një rikthim te verdhekuqtë pasi të ketë mbyllur aventurën te Barcelona.

Një tjetër trajner që pëlqehet nga drejtuesit e Romës është Gian Piero Gasperini, i cili po bën një punë të shkëlqyer tek Atalanta, ndërkohë që priten informacione edhe në lidhje me Emery nga PSG dhe Di Francesco, me këtë të fundit që e njeh mirë ambientin e Romës.

Top Channel