Kasti i aktorëve të “Fast and Furious 8” ishin në premierën europiane të filmit të shumëpreferuar në Berlin.

Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qindra adhurues entuziastë. Makinat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë vijnë me shumicë, por në filmin më të fundit të sagës shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tank dhe një nëndetëse.

“U largova një herë nga filmi dhe m’u duk sikur i zhgënjeva të gjithë. E bëra këtë sepse mendova që skenari nuk ishte aq i mirë sa duhej. Por pastaj e kuptova se njerëzve kjo nuk u intereson shumë. Ata duan personazhin tim, Dom Toretton, dhe duan që unë të përpiqem çdo ditë ta bëj skenarin dhe vet filmin sa më të mirë që të mundem”, tha Vin Diesel, aktor.

Ka një sërë emrash të njohur në këtë seri të tij. Ylli i “Hollywood”-it, Dwayne Johnson vjen në rolin e Hobbs; Michelle Rodriguez është Ortiz; Jordana Brewster interpreton Mian; Jason Statham vesh kostumin e Deckard Shaw; ndërsa bukuroshja Charlize Theron është e keqja Cipher.

Përveç personazheve tashmë të njohura nga publiku, pjesë e kastit të sivjetshëm është edhe aktori shqiptar Erand Hoxha. Regjisori i ka besuar rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë.

“Fast and Furious 8” do të nisë të shfaqet në kinematë gjermane nga data 12 prill.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel