Duka humbet në UEFA për 3 vota

05/04/2017 00:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk ia doli të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Kreu i qeverisë së futbollit në vendin tonë nuk arriti dot të marrë kuotën prej 28 votash të mjaftueshme për të qenë në organin më të lartë drejtues të UEFA-s. Në përfundim të votimit që ishte i fshehtë, Armand Duka grumbulloi vetëm 25 vota, duke mbetur përfundimisht jashtë këtij komiteti.

Lajmi më i mirë për Federatën Shqiptare të Futbollit në këtë kongres ishte përfitimi i një fondi prej 1 milionë eurosh. UEFA vendosi që kjo shifër t’i akordohet çdo federate anëtare të saj në formën e shpërblimit për regjistrim të bilanceve financiare pozitive pas pjesëmarrjes së kombëtareve në Evropianin e Francës të vitit të kaluar.

Top Channel