May: Lëvizja e lirë do të vijojë “përkohësisht” edhe pas “Brexit”

05/04/2017 00:00

Qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian mund të vazhdojnë të lëvizin lirshëm drejt Britanisë së Madhe, edhe pasi mbretëria ishullore të largohet nga blloku.

Kështu është shprehur kryeministrja britanike, Theresa May, gjatë së martës, ndërsa sipas asaj që shpjegon BBC-ja, May ka theksuar se do të lejohet një periudhë tranzicioni gjatë së cilës lëvizja e lirë nuk do të preket.

“Edhe kur të kemi siguruar një marrëveshje, do të jetë e nevojshme ekzistenca e një periudhe kohe tranzicioni, kur bizneset dhe qeveritë të rishikojnë dhe përshtasin sistemet e tyre”, tha May.

Të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe e qytetarëve britanikë anembanë Europës do të jenë një çështje tejet e diskutueshme në nisjen e negociatave për “Brexit”, me të dyja palët që kanë nënvizuar se ky është një nga elementët më të rëndësishëm të divorcit.

Top Channel