Mos përdor fjalë të pista! (VIDEO)

05/04/2017 00:00

Inspektori Winston Woodward ishte duke dhënë një intervistë për një televizion lokal të Albury, Australi, kur një burrë me një birrë në dorë pas krahëve të tij nisi të bërtasë.

Në pamje duket një burrë pas shpatullave të inspektorit që bërtiste duke fyer dhe duke thënë fjalë të pista. Polici nuk u mendua dy herë, por ndërpreu intervistën dhe e arrestoi personin në lidhje direkte në televizion.

Kamera  e ndoqi pas efektivin deri në stacionin e policisë, dhe në fund i vendosi një gjobë prej 500 dollarësh.

Top Channel