UEFA jep nga 1 milionë euro për çdo Federatë

05/04/2017 00:00

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin bëri të ditur në kongresin e Helsinkit se çdo federatë futbolli në kontinent do të përfitojë 1 milionë euro ndihmë financiare.

“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh Ceferin.

UEFA po zhvillon punimet e Kongresit të Zakonshëm në Helsinki të Finlandës.

Top Channel