Mirësevini në Carnuntum! (FOTO)

05/04/2017 00:00

Në 2011, arkeologët zbuluan rënojat e një shkolle gladiatorësh romake, në afërsi të kryeqytetit austriak, Vjenë, duke gjetu se “ishte një nga miliona të tilla”.

Për të zbuluar më tepër, në Carnuntum, qyteti antik që ka qënë aty, studiuesit bën një skanim të plotë të zonës duke përdorur një radar që penetron në tokë.

Pa asnjë gërmim, projekti tregi zonën e të gjithë qytetit pranë amfiteatrit, që kishte furra buke, taverna dhe dyqane.

Studiuesit e Ludwig Boltzmann Institute for Archaeological Prospection and Virtual Archaeology (LBI ArchPro) ka studiuar zonën që prej vitit 2012. Duke përdorur magnetometra me rezolucion të lartë dhe sistemin e radarëve që penetrojnë nën tokë, ata krijuar për herë të parë një hartë të detajuar të Carnuntum.

Pas zbulimit të shkollës së gladiatorëve, matjet u bënë përreth gërmimeve të amfiteatrit, dhe rezultatet nxorrën të gjithë qytetin, me infrastrukturën e nevojshme për lojërat e gladiatorëve. Rruga e spektakleve ndoshta ndihmonte vendasit të kishin taverna, dyqane suveniresh dhe shitësit e ushqimit, njësoj siç ndodh sot në ditët e mëdha të sportit.

Pas një taverne, zbuluesit gjetën një ndërtesë magazinimi dhe furrë, ku buka prodhohej për 13 mijë spektatorët. Ndërsa vera dhe ushqimet e tjera rruheshin në qilarë nëntokë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel