UEFA pyet: Messi apo Cristiano, kush është më i mirë?

05/04/2017 00:00

Edhe pse nuk është debati i momentit (do të jetë kur të vijë koha e Topit të Artë), faqja zyrtare e UEFA-s, në versionin francez, ka nisur një sondazh: Messi apo Cristiano, kush është më i mirë?

Faqja e organit drejtues të futbollit europian ka shfrytëzuar deklaratat e Hatem Ben Arfa në “France Football” për të rihapur një debat që sikur ishte harruar kohët e fundit.

Rezultati është 54% me 46% në favor të argjentinasit të Barcelonës.

Top Channel