Man. United, komplikon pjesëmarrjen në Champions

04/04/2017 00:00

Rruga e Manchester United drejt Champions League u komplikua disi pas barazimit 1-1 ndaj Evertonit, çka bën që të dy ekipet të mos e ndryshojnë diferencën në renditjen e Premier League.

Përballja në impiantin “Old Trafford” u zhbllokua nga një gol i hershëm i Jagielka, që shfrytëzoi pakujdesitë në prapavijën e ekipit të Mourinhos.

Më pas shënoi dhe Ibrahimoviç, por goli i tij u anulua padrejtësisht nga arbitri. Megjithatë sulmuesi suedez arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutat finale, me një penallti të gjuajtur saktë në portën e Evertonit.

Me këtë ndalesë, Djajtë e kuq janë momentalisht në zonën e Europa League, në vendin e pestë, 4 pikë më pak se City, që ruan vendin e katërt.

Top Channel