Futbolli i femrave, të enjten 22 shqiptare në fushë

04/04/2017 00:00

Të enjten e 6 prillit, në stadiumin “Elbasan Arena” luajnë një kombëtare dhe një përfaqësuese, në një ndeshje kualifikuese të FIFA-s, ku për herë të parë në fushë do të jenë 22 shqiptare.

Shorti, që na vendosi me Kosovën në kualifikueset e futbollit të femrave, sjell edhe një “derbi” të bukur mes shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve administrativë.

Qëndresa Krasniqi, futbollistja që nuk u lejua nga FIFA të luajë për Kosovën, tani rikthehet me ngjyrat kuqezi dhe emocionet i ka të pashmangshme.

Objektivi i skuadrës së trajnerit Armir Grima është kualifikimi në raundin tjetër, për të synuar më pas një vend në “Botërorin 2019” për Femra në Francë. Bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, në grupin kualifikues janë edhe Greqia e Malta.

Top Channel