Koleksionuesit e fundit të kafkave

04/04/2017 00:00

Një set fantastik fotosh tregon të fundit e një fisi të egër indian, të cilët kanë mbushur trupin me tatuazhe që simbolizojnë armiqtë që kanë vrarë, kafkat e të cilëve i mbajnë si trofe.

Tribuja e Nagës është fotografuar në Nagaland të Indisë nga fotografi britanik Pete Oxford. 58-vjeçari thotë se pavarësisht pamjes, asnjë prej anëtarëve të tribusë nuk dukej agresiv ballë për ballë.

“Asnjëri nuk pati sjellje të egër dhe asnjëri nuk më dha përshtypjen se donte të më priste kokën”, thotë fotografi 58-vjeçar.

Në kohën kur tribuja ishte në kulmin e vet të vrasjeve, çdo fshat kishte një shtëpi të mbushur me kafka dhe çdo burrë në fshat pritej që të kontribuonte me disa koka të armiqve.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel