Tokio, nis lulëzimi i qershive

04/04/2017 00:00

Frenezia e çeljes së luleve të qershive në Tokio ka nisur të martën, ndërsa banorët dhe turistët mbushën parqet që ishin dekoruar me lulet e bardha dhe rozë.

Dhjetëra e mijëra njerëz u endën në rrugicat e parkut “Ueno” të Tokios, duke bërë fotografi në mesin e shpërthimit floral që sinjalizon pranverën.

Për shumëkënd, “Hanami” në japonisht, apo shikimi i çeljes së qershive, jo vetëm përbën një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një piknik, por edhe për të zënë miq të ri. Është po ashtu edhe kulmi i sezonit të turistëve.

Sipas Ministrisë japoneze të Turizmit, numri i turistëve ka arritur kulmin në prill të vitit të kaluar, pikërisht për shkak të popullaritetit të lulëzimit të qershive.

Parashikimi i luleve të qershive merret seriozisht nga parashikuesit e motit në televizione, të cilët koleksionojnë vëzhgime të lulëzimit të qershive nga 10 mijë pemët në vend.

Zakonisht në Japoni, lulëzimi i qershive koinçidon me hapjen e shkollave, ndërsa lulet e vogla ngjyrë rozë simbolizojnë fillime të reja.

Top Channel