Deklarata e Tiranës, Shkupi thërret për sqarim ambasadorin shqiptar

04/04/2017 00:00

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka është thirrur të hënën në Ministrinë e Punëve të Jashtme maqedonase.

Arsyeja e një lëvizjeje të tillë, nga sa sqarohet në vetë deklaratën për shtyp të lëshuar nga kjo ministri, janë ato që cilësohen prej saj si “pohime të shpeshta ofenduese dhe komente nga zyrtarë të Republikës së Shqipërisë drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”.

Mësohet se ne takim, përfaqësuesit diplomatik shqiptar i është komunikuar se deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dykombësi dhe ndryshimin e rendit kushtetues të Maqedonisë përbëjnë ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të ketij vendi.

“Etiketimi i maqedonasve si “sllavo-maqedonas” është një ofendim dhe diskriminim ndaj maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, kanë qenë komentet e drejtuesve të kësaj ministrie.

Top Channel