Lehtësohet njehësimi i diplomave të huaja

04/04/2017 00:00

Të gjithë ata që janë pajisur me diplomë në univeristete të huaja jashtë Shqipërisë si Bachelor, Master apo Doktoraturë tanimë mund ta njehësojnë atë në një kohë më të shkurtër dhe pa dashur të mbajë rradhë të gjata në zyrat e ministrisë së Arsimit duke përdorur portalin e – Albania.

“Nga koha që ky portal ka filluar dhe në momentin që flasim kemi rreth 180 aplikime, ndërkohë që mesatarisht çdo muaj pranë Ministrisë së Arsimit kryen pothuajse 100 aplikime diplome duke arritur në vit rreth 1200 njohje diplomash nga studentë që përfundojnë studimet në universitete të huaja”, tha ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Ndërsa kanë prezantuar portalin e- Albania ministrja e Inovacionit Milena Harito vlerësoi reformën e ndërmarrë në administratën shtetërore dhe dixhitalizimin e shërbimeve që ofrohen prej saj ndaj qyetarëve.

“Vizioni ynë që në fillim ka qënë shumë koherent, të përmirësojmë e forcojmë të gjitha hallkat e nevojshme për të përmirësuar shërbimin për qytetarët. Një pjedë e kësaj përpjekje është sigurisht dixhitalizimi, teknologjia e informacionit që mundëson modernizimin e shtetit”, tha znj. Harito.

Top Channel