Messi-Barcelona, rinovimi bëhet në maj

04/04/2017 00:00

Lionel Messi dhe Barcelona do të rinovojnë kontratëne tyre në muajin maj. Lajmi bëhet publik nga e përditshmja spanjolle ‘El Larguero’ sipas së cilës, babai dhe njëkohësisht agjenti i futbollisti Jorge Messi muajin e ardhshëm do të udhëtojë drejt Barcelonës për të zhvilluar një takim me drejtuesit e kampionëve të Spanjës për të diskutuar detajet e fundit të kontratës së re.

Gjithnjë sipas ‘El Larguero’ Messi do të nënshkruajë me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2022, ndërkohë që ajo aktuale skadon në qershor të vitit 2018. Përveç kësaj, Messi ka në kontratën e tij një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 250 milionë Euro që është një prej arsyeve që kanë frenuar shumë klube që të tentojnë blerjen e futbollistit.

Pas rinovimit të Messit, Barcelonës do t’i duhet të zgjidhë çështjen e kontratës së Andres Iniestës dhe atë të rritjes së pagës së portierit Marc Andre Ter Stegen. Por ajo që ka më shumë rëndësi për klubin katalanas, është përcaktimi i trajnerit që do të marrë vendin e Luis Enriques, i cili do të largohet nga posti i tij në fund të këtij sezoni.

Top Channel