Shpërthimi në Rusi, Dyshohet për ISIS dhe nacionalistët çeçenë

04/04/2017 00:00

Rusia ende nuk ka një përgjigje të qartë se kush qëndron pas sulmit me bombë në metronë e Shën Petërburgut.

I dyshuari besohet se është një aziatik rreth të njëzetave, ndërsa ka raportime jozyrtare se  një i dyshuar është vetëdorëzuar në polici për të deklaruar se nuk është ai fajtori.

11 persona gjetën vdekjen dhe rreth 50 të tjerë u plagosën, si pasojë e shpërthimit në një tren. Një mjet plasës i pashpërthyer u gjet dhe u neutralizua më pas nga forcat e sigurisë.

Kryeministri rus Dimitri Medvedev, në një postim në Facebook, e cilësoi një sulm terrorist, por hetimet po fokusohen edhe në pista të tjera, si ajo e sulmit nga nacionalistë çeçenë.

Top Channel