Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk nuk mundi të bindë presidentin maqedonas Ivanov për të zhbllokuar procesin e krijimit të qeverisë së re në Shkup.

Donald Tusk, i cili ishte në Shkup, tha se kjo krizë e vazhdueshme po pengon integrimin e Maqedonisë, por presidenti i maqedonas tha se qëndrimi i tij për dhënien e mandatit nuk ka ndryshuar.

“Kur ta gjeni zgjidhjen do të mund të merrni në konsideratë mbështetjen tonë”, është shprehur Tusk. Por sipas Ivanov, duhet të bisedohet për reformat në BE dhe jo për platformat e krijuara në një shtet të huaj, që cënojnë sovranitetin e shtetit.

Sipas tij, po shkelen parimet e fqinjësisë së mirë dhe me ndërhyrje të drejtpërdrejta, po manipulohen qytetarët, duke kërkuar ndryshime të reja kushtetuese. Ai ka shtuar se  BE-ja duhet të refuzojë “platformën shqiptare”.

Top Channel