Inter, Brozoviç “djallos” gjithçka

03/04/2017 00:00

Champions League është larg, por tashmë zikaltërit rrezikojnë të mbeten edhe jashtë Europa League.

Humbja 1-2, në “San Siro”, ndaj Sampdorias, le Interin 3 pikë larg vendit të pestë, që të çon në Europë.

Mesfushori kroat ka çuar dëm një 90 minutësh të mirë të ekipit të tij, me një penallti “idiote”, të shkaktuar në minutën e 84’.

Kroati ka ndalur në mënyrë krejtësisht të panevojëshme me dorë, një top që ishte goditur nga futbollistët e Sampdorias dhe Quagliarela nuk fali nga 11 metrat, duke shënuar golin e fitores.

Protagonist i takimit ishte edhe gjyqtari anësor i cili lejoi dy gola në pozicion jashtë loje, D’ambrosio për Interin dhe Shick për Sampin, ndërsa ngriti flamurin ndaj Icardit, në një aksion ku sulmuesi argjentinas ishte nisur në pozicion të rregullt.

Kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në përfundim të kampionatit, Interit do t’i duhet të marrë maksimumin dhe të shpresojë në hapat false të Atalantës dhe Lazios, për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Europë.

Top Channel