Frika pas “puçit”, turqit kërkojnë azil në Gjermani

03/04/2017 00:00

Të paktën 262 diplomatë turq dhe personel i ushtrisë kanë aplikuar për azil në Gjermani, prej grushtit të shtetit të dështuar të korrikut, për të cilin Turqia fajëson mbështetësit e kleriut Fethullah Gulen, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

Numri i qytetarëve të Turqisë që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur pas grushtit të shtetit të dështuar dhe Turqia ka paralajmëruar aleatët e NATO-s, që të refuzojë aplikimet për azil të ushtarëve, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Gulenin.

“Radio Evropa e Lirë” raporton se zëdhënësja e ministrisë së Brendshme gjermane, Annegret Kroff, ka thënë se 151 aplikantë kanë pasur pasaporta diplomatike, ndërkaq 111 kanë pasur pasaporta pa tarifë, të cilat qeveritë iu lëshojnë personelit ushtarak dhe shërbyesve civilë kur udhëtojnë për punë.

Top Channel