Kur flitet për tifozerinë që duhet të marrin shembull, të gjithë kthejnë sytë nga impiantet gjermane të futbollit.

Dhe për ata që kanë ende ndonjë dyshim, nga stadiumi i Schalkes mbërrin prova e radhës. Të shtunën, vendasit u përballën me Dortmundin. Të dyja skuadrat njihen në Gjermani dhe jashtë saj si dy prej ekipeve me tifozerinë më fantastike dhe të zjarrtë, që gjithmonë mbetet në kornizat e sportivitetit.

Sigurisht, duke qenë se ndeshja luhej në fushën e saj, Schalke kishte numrin më të madh të tifozëve, por mes mijëra fanelave blu, ishte njëra verdhezi e veshur nga një grua.

Këtë nuk e vunë re vetëm mediat, por edhe mbrojtësi i Dortmund, Bartra. Ai iu drejtua rrjeteve sociale për ndihmë për të gjetur tifozen dhe për t’i dhënë fanelën e Dortmundit si shpërblim për kurajon e treguar.

Apelit të tij iu bashkua edhe vetë Dortmundi dhe brenda pak orëve tifozja e zjarrtë u gjet. Ajo ishte Steff, që në stadium ndodhej me bashkëshortin e saj tifoz të Schalkes.

Sa për rezultatin, ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel