I riu që s’bëhet dot “tapë”

03/04/2017 00:00

Një i ri britanik u paraqit në spital me dhimbje shpine dhe shqetësime në stomak, për të zbuluar se ishte një nga dy personat e vetëm në botë që njihen deri më tani që kanë më shumë se dy veshka.

Rob Brown zbuloi padashje se ai nuk ka dy, as tre, por plot pesë veshka dhe që të gjitha në funksion. Mjekët thonë se ato janë të vendosura në formë patkoi dhe sfida e tyre është se çfarë duhet të bëjnë me to, pasi Rob vuan shpesh nga dhimbjet e shpinës.

“Ky është një rast unikal. As doktorët vetë nuk dinë se çfarë të bëjnë. Aktualisht marr disa qetësues për dhimbjet, ndërkohë që miqve duhet t’u tregoj skanimet për t’u mbushur mendjen se kam pesë veshka”, thotë Rob.

Vetë ai sheh anën pozitive.

“Konsumoj alkool më shumë se gjithë miqtë e mi dhe sërish jam esëll. Të paktën nuk bëhem dot tapë”, thotë ai.

Top Channel