Kolumbi, konfiskohet një sasi rekord prej 6 tonësh kokainë

03/04/2017 00:00

Policia kolumbiane ka konfiskuar më shumë se 6 tonë kokainë të pastër në qytetin portual të Barranquillës, sasia e tretë më e madhe e lëndës narkotike të sekuestruar ndonjëherë nga bandat vendase të narkotrafikut në të gjithë historinë e këtij shteti.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas tha gjatë së dielës se sasia e drogës ishte zbuluar të premten dhe i përkiste disa prej bandave më të zëshme të vendit, mes të cilëve edhe e ashtuquajtura “Urabenos”.

Ngarkesa do të kapte vlerën e rreth 200 milionë eurove, nëse do të përfundonte në destinacionin përfundimtar të saj, Spanjën, një prej tregjeve më të mëdha të konsumit të kokainës në botë, dhe ishte paketuar e fshehur me kujdes në formën e një ngarkese metali për skrap.

Sipas asaj që shton ministri i Mbrojtjes, autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar gjatë këtij viti 103 tonë kokainë, ndërsa një vit më parë u regjistrua një sasi rekord prej 378.3 tonë nga e njëjta lëndë narkotike.

Top Channel