Zgjedhjet në Ekuador, vendi zhytet në kaos e paqartësi

03/04/2017 00:00

Ekuadori është zhytur në paqartësi dhe kaos pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Rezultatet e para projektuan fitoren e kandidatit të partisë në pushtet, ish-zëvendëspresidentit Lenin Moreno, i cili ka 51.2% të votave, por sfiduesi i tij Guillermo Lasso ka filluar festimet, pasi një “exit poll” parashikoi fitoren e tij.

Ish-bankieri që dëshiron të promovojë investimet e huaja kërkoi një rinumërim dhe i bëri thirrje mbështetësve të dilnin nëpër rrugë për të mbrojtur votën. Lasso ngriti gjithashtu akuza për manipulime me votat për t’i mundësuar fitoren kundërshtarit të tij. E megjithatë, rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur. Mbështetësit e kandidatit konservator Lasso u përleshën me policinë në rrugët e Guajakilit, duke gjuajtur me sende të ndryshme efektivët e duke i vënë zjarrin disa objekteve.

Ata thërrisnin slogane antiqeveritare. Nëse Moreno do të shpallet fajtor, ai do të mundësojë vazhdimësinë e udhëheqjes 10-vjeçare të së majtës, që nisi me Presidentin Rafael Correa në vitin 2007. I shndërruar në paraplegjik pasi u qëllua në shpinë gjatë një grabitjeje të armatosur në vitin 1998, ai do të bëhej gjithashtu një prej të paktëve lider me aftësi të kufizuara në botë.

Fitorja e mundshme e Morenos u duartrokit nga themeluesi i Uikiliksit, Julian Assange, pasi rivali i tij Lasso ishte zotuar se do t’i hiqte të drejtën e azilit në Ambasadën Ekuadoriane të Londrës, në rast fitoreje.

Në një postim në Tëitter, Assange e fton kandidatin presidencial të largohet nga vendi brenda 30 ditëve, duke iu referuar afatit të vënë prej tij për heqjen e të drejtës së azilit.

Top Channel