May do të hidhej në luftë për të mbrojtur Gjibraltarin

02/04/2017 00:00

Theresa May është e gatshme të hyjë në luftë për të mbrojtur Gjibraltarin ashtu siç Margaret Thatcher bëri dikur për ishujt Falkland.

Kështu deklaroi ish lideri i konservatorëve britanikë Michael Howard, komente që menjëherë u kritikuan si provokuese.

Sugjerimi i lordit Huëard, se kryeministrja është gati të bëjë luftë me Spanjën, për Gjibraltarin, u bë njëkohëisht me zotimin e qeverisë për të mbrojtur sovranitetin e këtij territori britanik.

Gjibraltari është një enklavë britanike që kufizohet me detin në njërin krah dhe Spanjën në tjetrin dhe megjithëse Madridi zyrtar s’ka bërë asnjë koment, fillimi i procedura të Brexit i ka dhënë shkas zërave se Spanja mund të kërkojë sovranitetin e kësaj lagjeje britanike në dyert e saj.

Analistët thonë se përfshirja e Gjibratarit në propozimet për negocitat e BE, i ka hapur rrugën spekulimeve me pasoja mjaft reale.

Sir Micheal Fallon, ministri britanik i mbrojtes, i pyetur për të njëjtën çështje, përdori gjuhë mjaft të fortë dhe tha se Britania do të mbrojë Gjibraltarin në çdo mënyrë. Pak minuta pas ministrit pasoi reagimi i lordit Hoëard.

“35 vjet më parë, një tjetër grua kryeministre dërgoi ushtrinë matanë botës, për të mbrojtur lirinë e një tjetër grupi të vogël britanikësh, nga një tjetër vend që flet spanjisht. Jam i bindur se edhe kryeministrja aktuale do të tregojë të njëjtën vendosmëri duke mbrojtur popullin e Gjibraltarit”, deklaroi lordi Howard.

I menjëhershëm reagimi kundër komenteve të tij, sidomos nga liberal-demokratët që thanë se shndërrimi i konservatorëve është tronditës, pasi brenda katër ditëve nga dorëzimi i kërkesës për Brexit, kaluan nga brohoritjet tek vringëllimat e shpatave.

Top Channel