“Trudeau vs Chandler”, kryeministri sfidon aktorin

02/04/2017 00:00

Justin Trudeau iu drejtua mjaft qartë aktorit Matthew Perry:“Eja po ta mbajti!”.

Kryeministri kanadez kërkoi revanshin e një përleshje të vjetër gjatë shkollës fillore, pasi ylli i serialit “Friends” tha se kishte rrahur Trudeau, kur të dy ndiqnin të njëjtën shkollë në Kanada.

Perry e bëri këtë rrëfim gjatë shfaqjes së komedianit Jimmy Kimmel, ku tha se në moshën 10 vjeçare, bashkë me një shokun e tij, kishin rrahur atë që dekada më vonë u bë kryeministri i Kanadasë.

Matthew Perry i njohur për rolin e tij si Chandler, tha se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur, pasi e kishte sulmuar Trudeau-n, vetëm sepse ky i fundit ishte më i zoti në sport.

Dy javë pas rrëfimit të Perry, Trudeau i nisi një sfidë miqësore në Twitter.

“Jam menduar për këtë dhe kush nuk do të donte të rrihte Chandler-in? Si thua për një revansh? – ishte mesazhi i kryeministrit kanadez.

Deri tani, aktori Perry nuk është përgjigjur, jo vetëm për faktin se Trudeau është mjaft i zoti në artet marciale, por mbase edhe për ushtrinë e truprojave që e rrethojnë tani.

Gjithsesi, sfida e trudeau u bë më një prill, kështu që ka mundësi të mos ketë qenë serioze.

Top Channel