Presheva, kutitë bosh

02/04/2017 00:00

Personazhi kryesor I zgjedhjeve, fitorja e të cilit pritet, tha se Serbia më të rëndësishëm ka stabilitetin. Ashtu mendojnë edhe partnerët e tij.

”Shpresoj të kemi stabilitet dhe një sukses ekonomik. Do ta mbështesë qeverinë dhe shpresoj se askujt nuk do ti bjerë ndërmend ta destabilizoj Serbinë”, tha Vuçiç

“Secili popull kërkon atë që nuk e ka. Botës, e sidomos këtij rajoni i mungon stabiliteti dhe shpresoj se këto zgjedhje do t’ia sjellin atë”, u shpreh Ivica Daçiç, Ministër i Jashtëm i Serbisë
 
Kutitë janë të zbrazëta në Luginën e Preshevës, ku jetojnë shqiptarët. Përfaqësuesit politikë të atjeshëm thanë se shqiptarët nuk kanë asnjë ofertë për të votuar. Sipas parashikimeve, pjesëmarrja në Preshevë është më e ulta në Serbi. 

“Në vendbanimet që janë vetëm me shqiptarë, mund të themi se nuk ka asnjë votues”, tha Agim Ymeri, Koordinator për zgjedhje, Preshevë

Por, ndryshe nga Presheva, në Mitrovicën veriore dalja në zgjedhje ishte mjaft e lartë. Procesin e votimit në Kosovë e udhëheq OSBE dhe votat do të numërohen në Serbi.

“Shumica e serbëve presin që nga këto zgjedhje të dalë fitues Aleksandar Vuçiç, por kjo ka bërë që të ngrihen shumë pikëpyetje nëse Vuçiç do ta shfrytëzojë këtë për të pasur një pushtet absolut apo për të bërë ndryshime dhe reforma, si dhe për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon”, tha gazetari i Top Channel, Idro Seferi.

Top Channel