Fushata tjetër, parodi dhe tallje me kandidatët serbë për president

02/04/2017 00:00

Kandidati favorit Aleksandar Vuçiç kthen librin në bibliotekë pas 35 vitesh. Kështu fillon videoja poblicitare me porosinë se ai gjithmonë e mbanë fjalën.

Videot e ngjashme kanë patur shumica e kandidateve për president. Gazetari dhe komediani, Zoran Kesiç, beson se në Ballkan, ku shpesh realiteti është shumë afër satirës, do të ishte vështirë të analizohej seriozisht.

Nëse parashikimi bëhet sipas fushatës, thotë se Vuçiç do të duhej të kishte fituar 150 për qind. Ekipi i satiristëve nga Beogradi godet çdo ditë politikën.

“Ne jemi analist, por për ne është e lehte pasi qasja jonë është satirike. Por, e imagjinoj se si do të ishte sikur të duhej ta analizonim fushatën seriozisht pasi tani marrëzitë trefishohen”, tha Zoran Kesië, Satirist .

Ata janë kandidatët serioz të Serbisë. Njëri politikën e sqaron me simbolikën e një lidhjeje të mundimshme dashurie. Fundi i dashurisë pa kthim mbrapa. Të tjerë flasin për një shtet të zgjuar dhe me kulturë.

Shteti duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Ljubisa Preletaceviç Beli apo i bardhi, një vit më parë doli i dyti në qytetin e tij si metaforë për gënjeshtrën dhe tallje me politikën.

I dyti, besojnë shumë, mund të jetë në zgjedhje. Emri i tij si kandidat do të thotë njeriun që lëviz nga një parti në tjetrën. Satira zyrtarisht kandidon për president.

Zoran Kesiç njofton kohën e emisionit të tij në stilin e kandidatëve, mistik dhe real njëkohësisht.

Në episodin e fundit para zgjedhjeve, kritikat vazhdojnë. Humori do të jetë aty edhe pas zgjedhjeve beson, por shoqërisë do t’i duhet kohë që të besoj se shakatë politike nuk kthehen në realitet.

“Do të ishte interesante sikur të dihej sa ka kushtuar gjithë kjo fushatë dhe a mund të shfrytëzohej për diçka më të shendosh se sa bombardimi i trurit të njerëzve”, thotë Zoran Kesiç.

Secili njeri që do të drejtojë Serbinë e presin punë në marrëdhëniet e tensionuara në rajon dhe zgjedhja e rrugës së këtij vendi, nga shakatë e deri tek realiteti.

Top Channel