Real Madrid nuk e diskuton Alaves

02/04/2017 00:00

Real Madrid fiton sërish dhe vazhdon marshimin drejt titullit kampion të Spanjës.

Ekipi i Zinedin Zidane ka mposhtur me rezultatin 3-0 Alaves, në “Santiago Bernabeo”.

Benzema në pjesën e parë dhe Isco e Nacho në dhjetë minutat e fundit të sfidës, ishin autorët e golave për madrilenët, ndërsa Alaves nuk mundi dot të shënojë asnjë gol në portën e Casilla-s.

Pas kësaj fitoreje, Reali vazhdon të kryesojë me 68 pikë, pesë pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Katalanasit do të luajnë ndeshjen e tyre në darkë, në transfertën ndaj Granadas, ku do të kërkojnë patjetër fitoren, për të ruajtur ritmin e Real Madrid.

Top Channel