Pescara i merr pikë Milanit, “çmendet” Atalanta e Berishës

02/04/2017 00:00

Ndonse shpresat për qëndrimin në Serinë A janë gati të shuara, Pescara vazhdon të zhvillojë një garë të ndershme.

Ekipi i Memushajt nuk toleron dhe kjo u vërtetua sot, ku ndalën kuqezinjtë e Milanit, në një barazim 1-1.

Pescara kaloi e para në avantazh, pas një autogoli të Paletta-s, si pasojë e një gafe të portierit të Milanit Donnarumma.

Kuqezinjtë e Montella-s barazuan rezultatin me anë te kroatit Pasaliç, pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje e hapur, ku të dy ekipet krijuan shumë raste për të shënuar por pa gjetur golin.

Ky barazim mund ti kushtojë shtrenjtë Milanit, në garën për një vend në Europa League, duke pasur parasysh që Lazio fitoi dje 1-2 ndaj Sasuolos dhe Atalanta e Etrit Berishës mposhti 0-5 Genoan në transfertë.

Në takimet e tjera, Fiorentina fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Bolognas, ndërsa Torino barazoi 2-2 ndaj Udineses, me Arlind Ajetin sërish në stolin rezervë.   

Top Channel