Vota e serbëve të Kosovës garantohet nga OSBE-ja. Numërimi, në Beograd

02/04/2017 00:00

Serbët e Kosovës votojnë nën vëzhgimin e OSBE-së. Raportimet janë se çdo vendvotim është hapur pa problem dhe të gjithë ata që kanë shtetësi mund të votojnë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjithçka është pa problem. Në Mitrovicë, kryebashkiaku Goran Rakiç ka dhënë votën e tij për Presidentin që do të jetë në Beograd.
 
“Është një pjesëmarrje e madhe që në mëngjes këtu në Mitrovicë dhe ftoj të gjtihë bashkëqytetarët e mi ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur dhe të dalin të votojnë. Shpresoj se këto zgjedhje do të ndihmojnë dhe do të shkojmë drejt fitoreve të tjera”, tha Rakiç.

Votat nga Kosova do të dërgohen në Serbi për numërim pas përfundimit të procesit dhe nuk pritet të ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve. Numërimi i këtyre votave do të bëhet në dy qytete të Serbisë.

Votat në Serbi numërohen në vendvotim dhe pritet që rezultatet e para të jenë shpejt pas mbylljes së vendvotimeve.

Top Channel