Gafa e Donnarumma-s ndëshkon Milanin

02/04/2017 00:00

Është vlerësuar si një portier me një të ardhme të sigurt, por Gianluigi Donnarumma është bërë protagonist negativ në ndeshjen e Milanit në transfertë ndaj Pescara-s, duke ndëshkuar kuqezinjtë.

Një gafë e portierit, e cila ndoshta mund të cilësohet si më e rënda deri tani në karrierën e shkurtër të tij, bëri që Pescara e Memushajt, të shënonte golin e parë ndaj Milanit.

Paletta u gjend në vështirësi në krahun e djathtë dhe e kthen topin për tek portieri, por Donnarumma gabon duke mos arritur ta ndalë dhe topi përfundon në rrjetë. Por duhet të theksohet se fajin e golit të pësuar, Donnarumma duhet ta ndajë me mbrojtësin, pasi topi i kthyer prapa ishte më i fortë se duhet.

Top Channel