Ndjehet “epoka” Duro, Flamurtari-Korabi 6-0

01/04/2017 00:00

Flamurtari shënon fitoren e parë nën drejtimin e Shpëtim Duros. Skuadra vlonjate shkatërroi Korabin 6-0 duke marrë 3 pikë shumë të çmuara duke qenë se vlonjatët e lënë të paktën për këtë javë vendin e parafundit.

Flamurtari e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi deri në fundin e saj. Shkodra ishte ai që zhbllokoi rezultatin për kuqezinjtë në minutën e 19, ndërkohë që Telushi me 11 metërsh dyfishoi shifrat.

Flamurtari nuk e ndali vrullin në pjesën e dytë duke e gjetur rrugën e rrjetës edhe 4 herë me Bushic, Neziraj dhe Dushkun.

Por telashet e Korabit nuk u mbyllën me goleadën vlonjate. Skuadra dibrane e përfundoi ndeshjen me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Kaloshit.

Top Channel