Trump dhe Putin “takohen” në një qendër tregtare

01/04/2017 00:00

Pakkush do të priste të shihte presidentin amerikan Donald Trump të takohej me homologun rus Vladimir Putin në një qendër tregtare.

Por kjo ka ndodhur në Sofie të Bullgarisë, ku klientët e qendrës kanë ngelur me gojë hapur kur kanë parë dy liderët, edhe pse në formën e statujave të dyllit.

Statujat janë krijim i artistëve të muzeut Retro, nga qyteti i Varnës. Pronari i muzeut, Tsvetan Atansov sqaroi se ishin dashur 6 muaj për formimin e skulpturës së Trump dhe pjesa më e vështirë për të kishin qenë flokët e tij.

Ndërsa statuja e Putin e nxjerr atë më të shkurtër, me dorën e djathtë të mbledhur grusht. “Pasi bëra statujën e Putin 8 muaj më parë ishte logjike që të sillnim dhe Trump në muzeun tonë”, tha Atansov për “Associated Press”.

“Shpresoj që ata të takohen së shpejti në jetën reale, sepse janë liderët e dy superfuqive ushtarake dhe paqja jonë varet nga ata”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel