Shoferi hero, shpëton motoristin në flakë

01/04/2017 00:00

Një motoçiklist i ka shpëtuar dy herë vdekjes brenda pak sekondave.

Fillimisht ai ka humbur kontrollin e motorit duke u rrëzuar në rrugë, por edhe pse ishte me shumë shpejtësi fatmirësisht ai i mbijetoi aksidentit.

Por nga aksidenti motori shpërtheu në flakë, të cilat përfshinë edhe motoçiklistin, e cili pavarësisht dëmtimeve që kishte marrë ka filluar të vrapojë në rrugë për t’u shpëtuar flakëve, derisa e kuptoi që po digjeshin rrobat e tij.

Fatmirësisht për të, një shofer autobusi ka nxituar t’i vejë në ndihmë me një fikse zjarri, pa ndihmën e të cilit fati i tij do të mbetej i paqartë.

Top Channel