Rrëshqitje toke në Kolumbi, mbi 110 të vdekur

01/04/2017 00:00

Rrëshqitjet e dheut i kanë marrë jetën të paktën 112 personave në Kolumbinë jug-perëndimore dhe kanë shkaktuar shumë të plagosur. Shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës bënë që lumenjtë të dilnin nga shtretërit duke përmbytur shtëpitë me baltë në provincën Putumajo.

Një numër ende i pasaktësuar personash janë të zhdukur. Një zyrtar i ushtrisë tha se spitali kryesor rajonal nuk po mundet të përballojë numrin e personave që kërkojnë ndihmë.

Presidenti kolumbian, Manuel Santos, që vizitoi zonën, tha se ushtria ishte dislokuar si pjesë e një reagimi kombëtar ndaj emergjencës. Zyrtarët rajonalë thanë ndërkohë se lagje të tëra ishin mbuluar me baltë ndërkohë që ka disa qyteza të izoluara totalisht, pa energji elektrike dhe pa ujë.

Marsi ishte muaji me më shumë shira i regjistruar në vend që nga 2011. Zona e Putumajos, në Kolumbi, kufizohet me Ekuadorin dhe Perunë, ku po ashtu ka pasur probleme të ngjashme.

Në Peru më shumë se 90 vetë kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit për shkak të shirave si jozakonisht të rrëmbyeshëm, që po ashtu kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel