Schalke-Dortmund 1-1, Bayern shkatërron Augsburgun

01/04/2017 00:00

Bayern Mynchen nuk kursehet aspak ndaj Augsburgut në ndeshjen e javës së 26- të të Bundesligës gjermane.

Në Allianz Arena, skuadra bavereze e shkatërroi kundërshtaren e saj duke e mposhtur me rezultatin tenistik 6-0. Protagonisti absolut i bavarezëve u bë Lewandowski autor i 3 golave për kampionët e Gjermanisë.

Sulmuesi polak hapi spektaklin bavarez në minutën e 17 për të shënuar më pas edhe në të 55 e 79. Firmosën në këtë ndeshje edhe Muller e Alcantara që shënuan 3 golat e tjerë të sfidës. 

Nuk ka fitues në derbin e Ruhrit mes Schalkes dhe Borusias së Dortmundit. Në Gelsenkirshen sfida mes këtyre dy skuadrave përfundoi me barazimin 1-1.

Ishin verdhezinjtë e trajnerit Tuchel ata që kaluan të parët në avantazh më të zakonshmin Aubameyang, por Schalke arriti të barazojë shifrat 14 minuta nga fundi i takimit me anë të Kehrer.

Top Channel