Infrastruktura e arsimit, Rama dhe Veliaj premtojnë shkollat e reja

01/04/2017 00:00

E shtuna ka qenë ndryshe për maturantët e gjimnazeve “Sami Frashëri” dhe “Qemal Stafa”, pasi në ndeshjen e basketbollit në fushat e reja të kompleksit multisportiv i janë bashkuar edhe kryeminstri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Por para se të niste loja, maturantët kanë zhvilluar një bisedë të lirë me kryeministrin, i cili i ka prositur që të informohen mirë mbi kriteret e pranimit në shkollat e larta.

“Bëjini mirë zgjedhjet, klikimet tek portali. Përgatituni mirë se matura ju nxjerr nga gjimnazi po nuk iu fut në universitet. Në universitet ju fut portali”, tha Rama.

Ndërsa kryetari i bashkisë, Veiaj tha se vetëm dy gjimanze kanë mbetur me dy trune në Tiranë, ndërkohë që e vuri theksin tek ndërtimi i 20 shkollave të reja në kryeqytet.

Përsa i përket hapësirave sportive, ai tha se në maj do të jetë gati parku olimpik. Por kryeministri i kujtoi kryetari të bashkisë një tjetër premtim, kopshtin zoologjik. “Do ta bëjmë apo jo? E kemi lënë që do të jetë më i miri në Ballkan”, i tha Rama Veliajt.

Hapësirat sportive për të rinjtë kanë qenë një premtim i qeverisë Rama dhe në 3 vite vetëm për to janë investuar 30 mlionë dollarë.

Top Channel