Argjentina në krizë, trajneri Bauza pranë shkarkimit

01/04/2017 00:00

Në Argjentinë janë të sigurt; trajneri Bauza është shumë pranë shkarkimit. Në ditët e ardhshme do të zhvillohet një takim mes drejtuesve më të lartë të Federarës Argjentinase të Futbollit ku do të vendoset edhe fati i skuadrës nënkampione të Botës.

Humbja ndaj Bolivisë ishte e rëndë për skuadrën e Argjentionës që zbriti sërish në vendin e pestë të klasifikimit në Grupin amerikano Latin të kualifikueseve të Botërorit 2018 duke rrezikuar jo pak në këtë pikë.

Te Federata Argjentinase po mendohet që tani për gjetjen e pasuesit të Bauzës dhe emri që po përmendet shpesh është ai i jorge Sampaoli. Por për të arritur tek ai për qeverinë e futbollit argjentinas do të jetë shumë e vështirë, pasi Sevilla nuk do të dëshirojë që të privohet, ndërkohë që problem përbëjnë edhe financat pasi kostoja e Sampaolit do të jetë e lartë.

Kështu që alternativa e Sampaolit duket se do të jetë Jorge Almiron, për të cilin Federata nuk do të shpenzojë asgjë për ta ulur në postin e përfaqësueses.

Top Channel