NBA, pretendentet nuk gabojnë

01/04/2017 00:00

Golden State vijon paraqitjet pozitive në kampionatin e NBA. Në Oracle Arena, skuadra kaliforniane mundi sërish Houston në harkun e vetëm pak ditëve dhe këtë radhë me rezultatin 107-98.

Fati i ndeshjes u vendos në periodën e katërt të saj kur Golden State krijoi diferencën e mjaftueshme për të fituar ndeshjenkjo edhe falë një mbrojtje të hekurt. Për Warriors spikatën si gjithnjë Stephen Curry dhe Klay Thompson me 24 dhe 20 pikë të shënuara, ndërkohë që në krahun tjetër James Harden regjistroi një bilanc me 17 pikë, 12 topa në tabelë e 8 assist por që nuk i mjaftuan skuadrës së Rockets që të evitojë humbjen.

San Antonio i përgjigjet me menjëherë fitores së Golden State. Skuadra e Greg Popovich gjunjëzoi Oklahomën në Chesapeake Energy Arena me rezultatin 100-95 duke regjistruar fitoren e 58 sezonale. Russell Westbrooke shënoi 32 pikë në këtë ndeshje, por këtë ai nuk mundi dot të ndalë vrullin e skuadrës teksane për të cilën shkëlqeu i zakonshmi Leonard me 28 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, rivaliteti është mes Cleveland dhe Bostonit. Skuadra kampione në fuqi e NBA mundi Philadelphian me rezultatin  122-105. LeBron James shënoi 34 pikë në këtë ndeshje për Cleveland që gjithsesi qëndron ende në vendin e dytë të Konferencës pas Bostonit me Celtics që mundi Orlandon 117-116.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Toronto mundi Indianën 111-100, Washington humbi ndaj Utah Jazz 88-95, ndërsa Milwaukee fitoi me kohë shtesë ndaj Detroit me rezultatin 108-105.

Top Channel