Aksidentohet për vdekje 47-vjeçarja. Shoferi ikën, por arrestohet

31/03/2017 00:00

Një aksident me pasojë vdekje u regjistrua në Tiranë rreth orës 18:45, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Mulletit.

Autori i aksidentit, pasi përplasi përtokë një 47-vjeçare, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme, u largua nga vendi i ngjarjes.

Pasi kanë marrë njoftimin, shërbimet e Qarkullimit Rrugor i zunë rrugën drejtuesit të mjetit pak kilometra nga vendi i ngjarjes dhe kryen arrestimin e tij në flagrancë.

Bledar Duka, 27 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin tip fuoristradë, Benz Mercedes, do të akuzohet jo vetëm për aksident me pasojë vdekjen, por edhe për largim nga vendi i ngjarjes.

Policia kreu hetimet në vendin e ngjarjes dhe nxori si shkak shpejtësinë. Viktima 47-vjeçare ishte banore e zonës.

Top Channel