Meta: Ligji për arsimin nuk arriti sukseset e pritura

31/03/2017 00:00

Teksa prezantoi programin për arsimin e lartë, Ilir Meta tha se ligji për arsimin nuk arriti sukseset e pritura sepse ka çaluar në zbatimin e nënakteve.

Kreu i LSI tha se arsimi ka ende mangësi të akumuluara. “Me rëndësi të reflektohen opinionet dhe shqetësimet, kemi nevojë për sistem të integruar”,  tha Meta.

Ai shtoi se do t’i kushtohet një vëmendje primare sistemit parashkollor, pasi aty përgatitet e ardhmja.

“Vëmendja dhe investimi i shoqërisë dhe i shtetit për të rritur kapacitetet në sistemin parashkollor. Ky mendoj se është mjaft i rëndësishëm dhe mendoj se do të japë rezultatet shumë shpejt për rritjen e sistemin arsimor në tërësi më pas. Suksesi i një reforme për ne, asnjë i ri dhe e re të mos ngelet e lënduar nga reforma”, tha Meta.

Top Channel